Peshku “mbush” kanalet, banorët e Ishmit: “Katastrofë” në rezervuarin e Shkafanës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Korrik 2022, 17:56
Banorët e Ishmit në Durrës denoncojnë masakër ekologjike për shkak të dështimit sipas tyre me menaxhimin e rezervuarit i Shkafanës.
Përmes pamjeve të dërguara në redaksinë e Ora News, banorët thonë se uji i rezervuarit është derdhur i gjithi në mënyrë të papërgjegjshme.
Për pasojë sasi të mëdha peshku që rritesh në rezervuar ka përfunduar i ngordhur në kanalet vaditëse të fshatit.
Zyrtarisht nuk ka asnjë reagim nga institucionet për situatën.
