Ushqimet e ndaluara gjatë verës, nutricionistët: Mos përdorni alkool, ushqime të shpejta dhe ëmbëlsira

Alkooli, ushqimet e shpejta dhe ëmbëlsirat këshillohen të mos konsumohen gjatë verës. Nutricionistët thonë se gjatë ditëve të nxehta vaktet duhet të jenë të pasura me perime e fruta ndërsa për të evituar dehidratimin rekomandohet konsumi i të paktën 2 litrave ujë.

Stina e verës për shumë persona shoqërohet me mungesë oreksi apo probleme me tretjen.

Në këto ditë të nxehta nutricionistët këshillojnë më tepër kujdes me ushqyerjen.

Ka disa ushqime që gjatë verës nuk duhet të konsumohen.

Arlinda Garuci rekomandon më pak alkool dhe ëmbëlsira.

Arlinda Garuci: Do ta filloja me alkoolin pavarësosht pse është pak e vështirë. Të paktën të mos konsumojmë çdo ditë apo disa herë në ditë. Ushqimet e shpejta nuk janë të shëndetshme, kanë shumë kalori dhe lodhin aparatin tretës. Dhe ëmbëlsirat gjithashtu.

Temperaturat e larta rrezikojnë të shkaktojnë dehidratim ndaj këshillohet konsumi i ujit, të paktën 2 litra në ditë.

Vaktet duhet të jenë të pasura me perime e fruta.

Arlinda Garuci: Fruta perime, te frutat do rekomandoja më tepër pjepër shqlai sepse kanë dhe më tëpër ujë që ndihmojnë në hidratim të organizmit. Te perimet, spinaqi domatet e trangujt. proteina të bardha

Kujdes të shtuar duhet të tregojnë personat që vuajnë nga sëmundjet kronike si dhe fëmijët.

Arlinda Garuci: Vakte të lehta të shpeshta, të paktën 5 a 6 vakte në ditë.

Kequshqyerja është një nga burimet më të mëdha të sëmundjeve, ato janë të shumta por më kryesoret janë obeziteti, diabeti, hipertensioni, ulcera sëmundjet e veshkave apo zemrës.