Masakroi bashkëjetuesen me thikë, kapet dhe arrestohet Ramis Mici
Arratia e Ramis Micit, 37 vjeçarit që masakroi me thikë bashkëjetuesen e tij Jetlira Elezi 37 vjeçe në Elbasan mbaroi.
Burri vrasës u kap poshtë një prej urave përgjatë Përroit të Zaranikës, që kalon në Periferi të qytetit.
Në këtë zonë, dyshohet se 37 vjeçari ka qëndruar i fshehur që prej të shtunës.
Krimi u shënua në banesën ku cifti jetonin me qira në lagjen "Skënderbej".
Ishin pronarët e banesës që gjetën gruan e pajetë në mes të dhomës.
Ramis Mici dhe Jetlira Elezi bashkëjetonin prej vitesh bashkë, por kohët e fundit kishin nisur konfliktet.
Policia e Elbasanit sqaroi se më 26 korrik, gruaja u paraqit në Polici pasi bashkëjetuesi i kishte thyer celularin.
37 vjeçarja thuhet se se ngriti akuzë për dhunë, por kërkoi urdhër mbrojtje.
Prej asaj dite ata ishin ndarë, por jetonin në të njëjtën godinë, gruaja në bodrumin e banesës dhe Ramisi në katin e parë.
Të shtunën, besohet se 37 vjeçarja do të largohej përfundimisht nga shtëpia, për tu strehuar pranë një shoqate, por bashkëjetuesi nuk e la të lirë dhe e masakroi me thikë pas mesnate.
Ramis Mici dhe Jetlira Elezi, vinin nga divorce të mëparshme dhe kishin nga dy fëmijë.
Një vajzë jetonte me 37 vjeçaren, fatmirësisht ditën e krimit ndodhej me të atin.
Pas ngjarjes, vëllai i viktimës, Sokol Elezi kërcënoi me hakmarrje familjarët Ramis Micit, ndaj mësohet se është shoqëruar në polici.
Jetlira Elezi, ishte gruaja e 7 e vrarë nga bashkëjetuesi/bashkëshorti në 7 muajt e parë të këtij viti.

