E diela mbush plazhin e Qerretit, pushuesit së bashku me familjet shijojnë detin dhe pishat
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Korrik 2022, 18:10
Këto janë pamjet që vijnë këtë të diel nga plashi i Qerretit.
Shumë qytetarë, së bashku me familjet e tyre kanë vendosur që këtë fundjavë ta kalojnë në këtë plazh.
Një pjesë e tyre janë shtrirë në rërë ose në shezlonge duke shijuar rrezet e diellit.
Ndërkohë një pjesë tjetër e ka shfrytëzuar kohën për të luajtur ose për të bërë kala rërë.
Ka nga ata që kohën e shfrytëzojnë duke lexuar libra, ndërsa ca të tjerë shijojnë hijen e pishave.
Foto: LSA








