Çollaku: Hapja e dosjeve fitore e demokracisë, përfliten ish presidenti dhe 6 zyrtarë

Deputeti i PD Kreshnik Çollaku gjatë një interviste për Ora Neës me gazetarin Everest Dedaj tha se tentativa për të hapur dosjet e sigurimit të shtetit mund të ketë arsye të ndryshme.

Ai u shpreh se “ në rast se ne arrijmë që dosjet të hapen, që lustracioni të kalojë unë besoj se kemi një fitore të vonuar po një fitore të demokracisë shqiptare në këtë vend”.

Kreshnik Çollaku: Tentativat jo vetëm për të hapur dosjet por për të krijuar lustracion.  Është hera e parë që në 31 vjet pluralizëm PS, trashëgimtare e Partisë së Punës duket se po jep shenjën e një pranimi të hapjes së dosjeve. Pse bëhet kjo? A bëhet si reflektim historik mbi këtë trashëgimi negative? E besoj pak apo aspak. A bëhet për lojë politike, rivalitete politike, përflitet ish presidenti dhe 5 a 6 zyrtarë në nivele të larta.

Poll

Mund të behet dhe për hesapet e tyre politikë. Për ne është rasti rrallë për të mbërritur në një kërkesë historike që të hapen dosjet. Socialistët  kanë deklaruar se janë të gatshëm ti përgjigjen kërkesës së dosjeve për të hequr pengesën ligjore dhe ne duhet ta mbështesim. Ne mbështesim deklasifikim total. Gjithashtu dhe lustracioni, të ndalohen të marrin pjesë në jetën politike.

“Në rast se ne arrijmë që dosjet të hapen, që lustracioni të kalojë unë besoj se kemi një fitore të vonuar po një fitore të demokracisë shqiptare në këtë vend”, tha Çollaku.  

Dy ditë pasi Ilir Meta la detyrën e Presidentit të Republikës dhe pasi nisi fushatën antikorrupsion me Partinë e Lirisë, Autoriteti për Informim mbi Dosjet e Ish-Sigurimit të Shtetit, i ka dorëzuar Kuvendit shkresën ku bën të ditur se emri i I.M, për të cilin u pretendua se është Ilir Meta figuron në dokumentet e krijuara nga strukturat e ish Sigurimit të Shtetit. Meta në një deklaratë për mediat e hodhi poshtë këtë mundësi duke thënë se ka disa njerëz me emrin Ilir Meta.