Shkrumbohet makina në Rrugën e Kombit, shkak një defekt në mjet
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Korrik 2022, 20:29
Një makinë është djegur ditën e sotme (30 korrik) rreth orës 19:30 në Rrugën e Kombit, informon Agjencia e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi, Mirditë (MZSH).
Shkak i flakëve që përfshinë mjetin ka qenë një defekt që ka pësuar mjeti në impiantin elektrik të automjetit.
Fatmirësisht ka pasur vetëm dëme materiale.
Për shuarjen e flakëve që përfshinë automjetin është dashur ndërhyrja e forcave zjarrëfikëse.
