Dosjet e sigurimit të shtetit, deputeti Çollaku: Debat i vonuar, është çështje e sigurisë
Shqipëria ende nuk ka një mekanizëm për shkëputjen nga komunizmi. Edhe në ditët e sotme pas aq vitesh që nga rënia e komunizmit flitet për hapjen e dosjeve të cilat na njohin me të përfshirët në këtë sistem.
Deputeti i PD Kreshnik Çollaku gjatë një interviste për Ora Neës me gazetarin Everest Dedaj u shpreh se është një debat për të cilin asnjëherë nuk është vonë. Madje ai e lidhi këtë çështje dhe me sigurinë kombëtare duke sjellë në vëmendje se persona emrat e të cilëve mund të ndodhen në dosje ose të familjarëve të tyre mund të shërbejnë si objekt shantazhi për të mundësuar rekrutime të reja
Kreshnik Çollaku: Është një debat shumë i vonuar por është një debat i cili asnjëherë nuk është vonë. Më mirë vonë të kryhet sesa të mbetet pa u kryer. Ky është një proces që duhet bërë si një shpëtim nga ky fenomen. Gjëja më negative e këtij fenomeni është dhe rreziku që vjen nga një kontingjent i tillë i cili edhe pse ka përdorur apo mbahet i fshehur mund të jetë objekt, shantazhi apo një rekrutimi të ri nga ata që kontrollojnë dosjet. Në kushtet që flasim sot sidomos në situatën që po kalon Europa, Ballkan, përplasjet e reja strategjike NATO- Rusi, ky është një debat i sigurisë kombëtare. Rreziku është që në rast se këto dosje, në dispozicion të një fuqie mund të prodhojë një fuqi rekrutimi të ri. Hapja e dosjeve është një çështje e sigurisë, e çlirojmë këtë kontingjent njerëzor nga shantazhi i dyfishtë që mund tu bëhet. Dhe në kuptimin moral e politik.
