PS nxiton për të larguar "spiunët", I bashkohet edhe Alibeaj, kërkon deklasifikimin e sekreteve shtetërore 1944-1991
Autoriteti i Dosjeve ka tensionuar jo pak politikën shqiptare me akuzat e fundit për përfshirjen e një politikani të lartë në dosjet e Ish-Sigurimit.
E tronditur nga këto aludimet, Partia Socialiste ka nxitur që të shkruajë me nxitim dy projektligje që më pas t’i depozitojë në Kuvend. Mazhoranca, e shqetësuar për spiunët në politikë, kërkon që të dënonhen krimet e së kaluarës duke i dhënë të drejtë autoritetit të dosjeve për të kaluar në sitë të gjithë figurat publike pavarësisht nësë kanë një certifikatë apo jo nga komisionet Mezini-Bezhani.
Klotilda Bushka: “Për të verifikuar të gjithë ato subjekte që zgjidhen apo emërohen në poste publike. Zbardhja e të vërtetës për persona që ushtrojnë detyra shtetërore është domosdoshmëri. Që bashkëpunëtorët të mos kenë mundësi të jenë pjesë e posteve zyrtare”
Me të njëjtën urgjencë ka vepruar edhe grupi parlamentar i PD më në krye Enkelejd Alibeaj pasi në nismën e tyre ligjore synojnë që të marin votat e PS për të deklasifikuar sekretet shtetërore të periudhës komuniste.
Kreshnik Çollaku: “Pr/ligji sanksionon deklasifikimin e plotë dhe hapjen e dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit për periudhën 1944–1991”
Emergjenca për këto nisma ligjorë të PS dhe të grupit parlamentar demokrat mund të sjellin nevojën e mbledhjes së konferencë së kryetarëve, komisioneve përgjegjëse si dhe seancën plenare për t’i kaluar me votë para se të nisë sesioni i ri parlamentar dhe politik.

