Dibra probleme me shtyllat elektrike të ekspozuara, banorët: Rrezikojnë jetën e fëmijëve

Kabinat elektrike janë kthyer në problem në shumë zona rurale të Dibrës, duke bërë që banorët të kërkojnë më shumë siguri.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Një prej tyre ndodhet në fshatin Majtarë dhe është totalisht e ekspozuar për të rrezikuar jetën e fëmijëve të këtij fshati, pasi ndodhet shumë pranë banesave.

"Jo problem po një problem jashtëzakonisht i madh. Si mund të shkruash një tabelë Rrezik vdekje kur fëmijët nuk e kuptojnë atë. Ka shkuar goxha gjatë që nuk po bëhet një aksident. Edhe këtë që e kemi bërë, është me kontributin tonë vullnetar, shtyllat cdo gjë tjetër është bërë nga ne," thotë një banor.

Banorët e Majtarës kërkojë që Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike të ndërhyjë sa më parë ndërsa shtojnë se nuk është aspak e mjaftueshme vendosja e një tabele që tregon rrezik vdekjeje pasi fëmijët nuk dinë të lexojnë .

"Duhet të vinë ta rregullojnë. Kemi shpëtuar deri tani, po ajo korent është. Fëmijët janë të vegjël dhe shkojnë aty," tha një banore.

Një tjetër problem i rëndësishëm është dhe rrjeti i amortizuar i shpërndarjes së energjisë  madje telat janë gati në këputje apo të fiksuar me shkopinj duke e bërë situatën edhe më dramatike.