“Te Bayern Munchen për mua kanë thënë broçkulla që i kam përtypur”

Tension shumë i lartë në aksin Bayern-Lewandowski edhe pak ditë pas ndarjes zyrtare mes palëve. Këtë herë është sulmuesi polak që shigjeton klubin bavarez me të cilin nuk pasi një ndarje normale pas 8 viteve bashkëpunim ku fitoi gjithçka të mundshme.

33-vjeçari lë të kuptohet se nuk u ndie i vlerësuar nga klubi duke shtyrë sa më shumë për shitjen e menjëhershme të Barcelona.

“Më duhej të pranoja gjithçka edhe pse thuheshin shumë broçkulla dhe për këtë arsye e kisha shumë të vështirë t’u shpjegoja tifozëve motivet e largimit. Pavarësisht kësaj, është e pabesueshme që ata më mbështetën mua deri në fund të aventurës.

Nuk ka aspak lidhje me faktin që Bayern tentoi të blinte Halaand sepse nuk do të kisha pasur aspak probleme me të. Nuk dua të hyj në detaje për të thenë çfarë ka ndodhur por ajo që mund të them është se disa njerëz nuk më thanë të vërtetën sepse për mua, kjo është shumë e rëndësishme”.