Cristiano Ronaldo drejt klubit rival të Manchester United

Cristiano Ronaldo mund të transferohet në një klub rival i Manchester United prandaj agjenti i tij Jorge Mendes u ka kërkuar “Djajve të kuq” të vendosin një çmim për kartonin e portugezit.

Zbulimin e bën “The Sun” që nuk jep emrin e klubit që kërkon të blejë fituesin e 5 Topave të Artë, i cili ka një kontratë që e lidh me Man. United deri në vitin 2023 por dëshiron të largohet për të luajtur në Champions League.

“Ka pasur bisedime të shpeshta mes Man. United dhe Mendes gjatë kësaj jave por klubi nuk dëshiron të prishë kontratën me lojtarin në mënyrë që ai të largohet me parametra zero”, shton tabloidi britanik.  

Edhe pse nuk ka një emër klubi, mendohet se pas kuintave qëndron Chelsea pasi presidenti Tedd Boehly është një fans i zjarrtë i sulmuesit dhe nuk e ka fshehur asnjëherë dëshirën për ta pasur në skuadër.