Zbrazet Totti: Nuk pendohem për ndarjen nga Blasi, i kam dhënë gjithçka!
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Korrik 2022, 09:18
“Nëse shikoj brenda meje dhe bëj një rezyme për veten dhe Ilary-n, e ndiej se kam dhënë gjithçka dhe jam në paqe me veten”. Është kjo fjalia që i ka thënë Francesco Totti mikut të tij, Alex Nucciatelli, i cili e njohu me ish-bashkëshorten.
“Corriere della Sera” zbulon bisedën mes ish-kapitenit të Romës dhe mikut të tij vetëm pak javë pas zyrtarizimit të divorcit të çiftit më të famshëm në Itali.
Por telenovela nuk përfundon me kaq pasi vajza Isabel, i ka rrëfyer Blasit dhe ajo është miqësuar me fëmijët e të fejuarës së re të babait, Noemi, duke zbuluar se Totti prej shumë kohësh e çonte atë në pallatin e të dashurës sekrete.
