Distafa e Europës/ Tirana, Laçi dhe Vllaznia largohen pa lënë gjurmë

Pas disaftës 0-1 në “Air Albania”, Tirana kishte nevojë vetëm për fitoren në Bosnje dhe e nisi ndeshjen në sulm ndaj Zrinjski Mostar. Por ata që kaluan të parët në avantazh ishim vendasit me Jankoviç ne minuten e 25’. Në aksionin e radhës Ticinoviç dyfishoi shifrat duke shokuar bardheblutë.

Gjithsesi Tirana nuk dorezohet dhe rihap takimin ne pjesën e dytë me kapitenin Ismajlgeci.

Me rezultatin 2-1 loja bëhet më tërheqëse, por Tirana nuk shfrytëzon rastin e artë me Hasanin, që i vetëm me portierin e nxjerr topin jashtë.

Zrinjski administron avantazhin dhe pak para fundit i dha goditjen e nokautit bardhebluve me Çuzhe. Xhixha shënoi për 3-2, por goli i tij vlen thjesht për statistikë, pasi Zrinjski avancoi në turin e tretë me rezultatin e përgjithshëm 4-2.  

Kjo ishte humbja e katërt për Tiranën në 4 ndeshje në kompeticionet e Europes duke shfaqur veresionin e saj me te dobet.

Pritshmëritë ishin më të mëdha nga Laçi, pas barazimit 0-0 në Moldavi, por edhe kurbinasit i thonë lamtumirë Europës për këtë sezon.

Petrocub fitoi me rezultatin e thellë 4-1 ndeshjen e kthimit në “Elbasan Arena” dhe i jep një shuplakë kurbinasve, që prishën gjithçka brenda një minute dhe eliminohen nga Conference League.

45’ minutat e para ishin fantastike për ekipin e drejtuar nga Shpëtim Duro. Pas disa aksionesh të rrezikshme bardhezinjtë kauluan në avantazh falë kapitenit Mazrekaj, që shënoi një gol fantastik.

Në pjesën e dytë Petrocub, ndryshoi marsh dhe përmbysi gjithçka duke tundur 4 herë rrjetën. Fillimisht me Kotogoi në minutën e 54. Më pas Ambros, realizoi dopietë në harkun e një minute dhe Kojokaru, që kompletoi pokerin.

Përfundimisht 1-4 dhe festojnë moldavët e Petrokub.

Edhe Vllaznia përshëndet Europën. Kuqeblutë u mposhtën në Rumani 3-0 nga Craiova dhe largohen nga Conference League në turin e dytë.

Pas barazimit 1-1 në sfidën e parë, Vllaznia kishte zgjedhur të mbrohej me forca të shumta dhe të provonte nëpërmjet kundërsulmit.

Strategji që funksionoi mirë deri në minutën e 58, edhe pse Zogoviç u detyrua të bënte disa pritje vendimtare. Por ai nuk nuk e ndali dot predhën nga jashtë zonës të Mateiu, i cili dërgoi topin në trekëndësh.

Në avantazh Craiova luan më mirë dhe shënoi edhe dy herë të tjera, me brazilianin Da Silva dhe rumunin Gaman për t’u kualifikuar në turin e tretë të Conference League.