Kounde zyrtarisht i Barcelonës. Largohet vetëm për 1 miliardë euro
Tani është zyrtare, Jules Kounde zyrtarisht lojtar “blaugrana” dhe klauzola e largimit të tij është thjesht 1 miliardë euro. Klubi i Barcelonës njofton afrimin e radhës në merkato, të gjashtin për të qenë më të saktë duke kompletuar kështu edhe repartin e mbrojtjes.
LATEST NEWS | FC Barcelona and Sevilla FC reach agreement on Jules Kounde transfer
— FC Barcelona (@FCBarcelona) July 29, 2022
Transferim që kushton 60 milionë euro për arkën e klubit katalanas që ka treguar se nuk po e vuan aspak krizën financiare të viteve të fundit, pavarësisht vështirësive që ka pasur.
Francezi 24-vjeçar transferohet në “Camp Nou” pasi shkëlqeu në radhët e Sevillas, ndërsa me këtë transferim, Barcelona mendohet se e ka mbyllur merkaton verore ku ka shpenzuar më shumë se 155 milionë euro.
Yep, he's fit. @jkeey4 pic.twitter.com/KHUVPU7Jka
— FC Barcelona (@FCBarcelona) July 29, 2022
