Tuchel nuk pret, pas divorcit nis pushimet me të dashurën braziliane

Thomas Tuchel po shkruan një kapitull të ri në jetën e tij sentimantale. Trajneri i Chelseat është identifikuar në praninë e Natalie Max gjatë ditëve të fundit. Bëhet fjalë për një bukuroshe braziliane 35-vjeçare. Historia e re ka nisur menjëherë pas divorcit nga bashkëshortja ndërsa trajneri gjerman ka kaluar disa momente rekalsi në një barkë në Sardenjë me të dashurën e re.

Sipas “The Sun” që citon dëshmitarët në ishullin italian, çifti i ri dukej shumë i lumtur ndërsa kanë kaluar disa ditë në ishullin mesdhetar. Natalie është mama e dy fëmijëve, jeton në Londër dhe ruan një profil të ulët në rrjetet sociale.

Pak muaj më parë, Tuchel u nda nga bashkeshortja Sissi pas 13 viteve lidhje edhe pse tabloidi thekson se ata bënë gjithçka që kjo mos të ndodhte por nuk gjetën një rrugë të përbashkët për të vazhduar përpara.