Roma gjen muskujt në mesfushë, holandezi vishet verdhekuq
Roma ka gati goditjen e radhës në merkato dhe bëhet fjalë për një tjetër mesfushor pas Nemaja Matic. Georginho Wijnaldum është praktikisht një lojtar i skuadrës së drejtuar nga Jose Mourinho, i cili kompleton repartin më të fortë të skuadrës së tij dhe tashmë shikon drejt kampionatit që do të nisë në 13 gusht.
Mesfushori i PSG nuk ka më vend në skuadrën pariziene që ka rënë dakort me Romën ta huazojë me detyrim blerje por gjatë këtij sezoni nga 9 mln. Euro pagë që ai ka, të dyja klubet do të paguajnë gjysmën për të ulur kostot.
Sezonin e ardhshëm, Roma duhet të ushtrojë të drejtën e blerjes dhe duhet t’i premtojë lojtarit një pagë më të ulët se 9 milionë në sezon. Holandezi ka rënë dakort për detajet e marrëveshjes dhe do të bashkohet me verdhekuqtë gjatë ditëve të fundit pëgatitore në Trigoria.
Me blerjet e Wijnaldum, Matic dhe Dybala por edhe me qëndrimin e Zaniolos, Roma bëhet një kundërshtar i rrezikshëm për skuadrat pretendente.
