Tyson Fury kandidat për Kryeministër të Britanisë së Madhe në vitin 2030

Një boksier kandidat për Kryeministër të Britanisë së Madhe. Nuk është skenar filmi e as një shaka rrjetesh sociale por plani në kokën e kampionit të peshave super të rënda, Tyson Fury për t’u rikthyer në ring, këtë herë atë të politikës.

Pasi mbrojti gjerdanin WBC për herë të fundit në ring kundër Dillian Whyte, “Gipsy King’s” ka plane të tjera për jetën e tij. Gjatë fjalës së tij në një restorant në Lancaster ku u nderua me një çmim, ai u kërkoi të pranishmëve që në të ardhmen ta mbështesin në idenë për të marrë drejtimin e qeverisë.

“Unë dua të punoj për të ndryshuar jetët e njerëzve dhe ta bëj botën një vend më të mirë për të jetuar”, theksoi Fury, i cili nuk flet për herë të parë rreth ambicjeve që ka për t’u bërë politikan.

“Kam besim se do t’ia dal duke parë besimin që kanë tek unë njerëzit e këtij vendi”, theksoi Tyson në një moment që edhe babai i tij, John, do të hedhë kandidaturën për kryebashkiat të Manchesterit.