Zhduket pa lënë gjurmë sponsori kryesor, Interi ngelet thatë

Nëse nuk paguan nuk shërbehesh. Interi kërkon paratë ndërsa "Digitalbits" që është sponsori më i ri i fanellës, ështe zhdukur.

Duhej të paguante këstin e parë të shumës 85 mln. Euro që do të derdhë në 4 vite, por kjo nuk është bërë e mundur dhe kluni e ka hequr emrin e korporatës së kriptomonedhave nga faqja zyrtare. 

Nuk ka asnjë informacion rreth gjendjes aktuale dhe marrëdhënieve mes palëve por klubi ka vendosur të luajë me fanella pa sponsor në miqësoret e radhës. "Digitalbits" duket se është zhdukur.