Franca kursen energji, jo më ndeshje futbolli natën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Korrik 2022, 19:43
Ministrja franceze e Sportit, Amélie Oudéa-Castéra ka bërë një propozim të pazakontë për të përballuar krizën e mundshme enegjitike që pritet të paralizojë vendin në dimër por për të dhënë edhe një sinjal sensibilizimi ndaj ndryshimeve klimaterike.
Ajo kërkon që qeveria të miratojë një vendim të përkohshëm për të mos lejuar zhvillimin e të gjitha ndeshjeve profesioniste natën nën ndriçimin e prozhektorëve.
Një propozim që nëse miratohet do ta detyrojë Lionel Messin dhe Kylian Mbappe të përshtaten me ndeshjet në oraret e drekës dhe pasdites.
