Tradhëtitë e vazhdueshme ndajnë Lavezzin nga modelja braziliane
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Korrik 2022, 21:31
E mbani mend Ezequiel Lavezzin? Sulmues i mirë në fushë dhe bomber i vërtetë jashtë saj.
Pas një lidhjeje që zgjati rreth tre vjet, “Il Pocho” dhe modelja braziliane Natalia Borges i kanë dhënë fund marrëdhënies për shkak të tradhëtive të vazhdueshme të ish-sulmuesit të Napolit.
Sipas mediave argjentinase, Borges nuk ia dilte dot më ta falte të fejuarin e saj, i fiksuar pas femrave.
Aq i famshëm është bërë Lavezzi për historitë e tij të ndryshme në Argjentinë, sa gazetarët kanë në duar shumë biseda të nxehta mes tij dhe disa femrave të ndryshme.
