Ndihmoi ukrainasit, Everton i lejon tifozit 11-metërshin në miqësore

Një penallti në shenjë falënderimi për atë që tifozi ka bërë për të ndihmuar popullin ukrainas gjatë pushtimit rus.

Paul Straton, tifoz historik i Everton, u lejua të ekzekutonte 11-metërshin në miqësoren me Dinamo Kiyv që u mbyll 4-0 për Tofees.

Gjest i bukur nga ana e klubit më të vjetër të Liverpoolit pasi gjatë muajve të parë të luftës, Straton udhëtoi me makinën e tij të mbushur me ndihma, drejt kufirit mes Ukrainës e Rusisë për të ndihmuar njerëzit në nevojë.