Borussia Dortmund, konfirmohet frika për Haller. Pas operacionit nis kimioterapinë
Lajme të këqija në Dortmund. Pak ditë pas operacionit për heqjen e tumorit në testikuj, sulmuesi i sapoblerë, Sebastian Haller duhet të nisë një cikël të vështirë kurimi.
Analizat konfirmuan frikën e të gjithëve, tumori i lojtarit është malinj dhe ai duhet të fillojë menjëherë kimioterapinë. Sipas klubit gjerman, natyra agresive e sëmundjes do ta detyrojë lojtarin të qëndrojë shumë muaj larg fushave ndërsa ai do të marrë kurimin më të mirë të mundshëm.
28-vjeçari nga Bregu i Fildishtë ka shanse të mëdha për t’u shëruar plotësisht ndërsa drejtori sportiv, Sebastian Kehl bën me dije se klubi ka shprehur mbështetjen e plotë për familjen e shtatlartit që u transferua nga Ajax këtë verë.
“Ju kërkojmë tifozëve dhe mediave të kuptojnë qëndrimin tonë për të mos dhënë detaje në lidhje me trajtimin dhe mjekimin e lojtarit”, theksohet në komunikatën e Borussia Dortmund.
