Broja nuk bind, Tuchel gati të firmosë largimin e shqiptarit nga Chelsea (Shikoni rastet e humbura)

Nga sulmuesi më i kërkuar i momentit në të padëshiruarin e mbrëmjes së Chelseat. Armando Broja kishte në këmbët e tij shansin e artë për të bindur Thomas Tuchel por e shpërdoroi duke i dhënë përfundimisht drejtim të ardhmes së tij, që me siguri nuk do të jetë në drejtim të bluve të Londrës.

Në miqësoren me Udinesen, Broja u aktivizua titullar nga trajneri gjerman por gjatë 45 minutave të para nuk arriti të linte gjurmë, ndërsa zhgënjeu në të paktën tre raste të pastra për të shënuar, duke konfirmuar momentin “jo” pasi në 11 javët e fundit me Southampton nuk shënoi asnjë gol duke e mbyllur aventurën në Premier në mënyrën më të keqe të mundshme.

Me rikthimin e skuadrave në fushën e lojës Broja mbeti në dhomën e zhveshjes, një sinjal i qartë nga trajnberi gjerman që tashmë duhet të japë dritën jeshile për largimin e sulmuesit 20-vjeçar.