Pas ndarjes nga Pique, Shakira rrezikon edhe 8 vite burg
Në fillim tradhëtia e Pique, më pas ndarja nga lojtari dhe tani problemet me Prokurorinë e Barcelonës që e kërcënon me më shumë se 8 vite heqje lirie.
Nuk ka paqe për këngëtaren kolumbiane, Shakira e cila akuzohet për evazion fiskal dhe sipas organit të hetimit, rrezikon të përfundojë pas hekurave pasi nuk ka pranuar të bëjë një marrëveshje me autoritetet.
Ish e fejuara e qëndërmbrojtësit katalanas që i dha fund lidhjes 10-vjeçare me numrin 3, akuzohet se ka fshehur të ardhura me vlerë rreth 15 milionë euro ndërmjet viteve 2012-2014 dhe në të tilla raste, ndëshkimi është i ashpër.
Prokuroria do të kërkojë gjithashtu një gjobë prej 24 milionë eurosh për këngëtaren bionde, ndërsa nëpëmjet një komunikate të shpërndarë nga avokatët, Shakira e cilëson veten tërësisht të pafajshme në lidhje më akuzat duke deklaruar se tashmë duhet të vendosë gjykata.
Prokurorët theksojnë së Shakira u zhvendos në Spanjë në vitin 2011 pasi nisi bashkëjetesën me Pique por preferoi të fshihte të ardhurat në një parajsë fiskale në Bahamas.
