Corina rrëfen Schumi-n: Ai është shumë ndryshe tani dhe na frymëzon të vazhdojmë përpara
“Ai është ndryshe tani”. Kjo është fjalia më e gjatë ku zbulon diçka bashkëshortja e Michael Schumacher, Corina, në lidhje me gjendjen shëndetësore të ish kampionit të botës.
Ka ruajtur me mjeshtëri dhe sukses sekretin rreth gjendjes së gjermanit pas aksidentit me ski, ndërsa në një intervistë të gjatë, 53-vjeçarja nuk arrin t’i mbajë lotët.
Një nga të paktat herë kur Corina shfaqet në publik dhe flet për atë që i ndodhi bashkëshortit të saj në dhjetorin e vitit 2013. Plot nëntë vite të gjatë Schumi ka rënë në gjendje vegjetative
Pas ceremonisë të zhvilluar të mërkurën ku Schumacher u nderua me çmimin më të lartë të shtetit të Westfalisë ajo u pa duke lotuar me vajzën e saj, ndërsa në një intervistë për dokumentarin e Netflix, shton:
“Më mungon Michael çdo ditë. Por nuk më mungon vetëm mua, ai u mungon fëmijëve. Mungon babai afër tyre. Michael u mungon të gjithëve por Michael është këtu, i ndryshëm por këtu dhe na jep që të gjithëve shumë fuqi. Jemi të gjithë të bashkuar si familje siç do edhe Michael. Është shumë e rëndësishme që jeta e tij të ngelet private sepse ai gjithmonë na ka mbrojtur ne dhe ne tani po mbrojmë atë”.
