Video/ Tirana bën “tris” shqiptarësh, bardheblutë zhgënjejnë edhe në Bosnje, munden 3-2
Mrekullitë nuk ekzistojnë, të paktën për skuadrat shqiptare në Europë. As Tirana nuk ia del mbanë duke kompletuar mbrëmjen e frikshme me të treja skuadrat e Superiores të larguara nga kompeticionet ndërkombëtare.
Bardheblutë me mision “remuntada” në Mostar nuk bënë asgjë me shumë se sa paraqitja e sfidës së Tiranës ku u mundën 1-0, duke i shtuar koleksionit të disfatave edhe një 3-2 që nuk lë veçse shije të hidhur.
E nisën menjëherë me dy gola vendasit e Zrinjski-t ndeshjen duke i dhënë një shuplakë të fortë skuadrës së Orges Shehit.
Shokuese pjesa e parë për kampionët e Shqipërisë që dalëngadalë morën kurajën duke përfituar edhe nga tolerimi që bënë vendasit pasi kishin konsumuar jo pak.
Goli i Ismajlgecit ishte një shkëndijë por jo e mjaftueshme për të ndezur ndeshjen e bardhebluve që humbasin edhe në sfidën e dytë me boshnjakët duke u larguar nga Europa me kokën poshtë, 4 humbje në po kaq ndeshje dhe lamtumirë Conference League.
