Video/ Dritën e Gjilanit e dënon një shqiptar, kalon me lehtësi Shkëndija

Nuk ia del Drita e Gjilanit të vazhdojë rrugëtimin në Conference League pasi u mund me dy gola në Prishtinë nga belgët e Royal Antwerp.

Skuadra e drejtuar nga Mark Van Bommel e eleminoi ekipin e “Intelektualëve” falë një goli të shënuar nga shqiptari Krasniqi që kaloi në avantazh belgët të cilët shënuan edhe një gol në minutën e tetë shtesë.

Në ndeshjen e Shkupit, Shkëndija mbajti lart flamurin e skuadrave shjqiptare në mbrëmjen horror të së enjtes. Skuadra nga Tetova kaloi 3-1 Valmieras duke siguruar biletën për në raundin e tretë të Cionference League.