Detaje nga vrasja në Elbasan, fqinji: Pesë ditë më parë e kishte denoncuar në polici, kishte mbaruar kur erdha unë

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e 37 vjeçares orët e para të mëngjesit të sotëm në Elbasan.

Nga dëshmitë e banorëve, komshinj me çiftin mësohet se pesë ditë më parë ajo kishte bërë një kallëzim në polici për bashkëjetuesin e saj.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Policia ndërkohë kishte ardhur në banesë dhe ajo kishte marrë një urdhër mbrojtje. Pas kësaj ajo ishte zhvendosur në një dhomë të katit të parë të banesës dhe jetonte vetëm, ku dhe u vra.

"Pas një grindjeje të vogël, erdhi policia pasi kishte shkuar të bënte denoncimin. Policia e mori zotërinë kurse ajo iku nga shtëpia këtu dhe unë i lirova një dhomë në katin e parë. Di që ajo punonte në një fast food kurse ai më duke merrej me gipse a diçka e tillë, nuk e di tamam.

Atë ditë erdhi policia e mori (autorin), dhe sipas asaj i kishte dhënë urdhër mbrojtje. Mbrëmë nga ora 01:10 unë isha duke fjetur në ballkon, gruaja brenda dhe e pa kur doli, pasi përplasi fort derën. Ishte vetëm dhe iku. Ajo ishte vetëm, se vajzën e kishte tek burri.

Kur zbrita poshtë ai e kishte lënë derën hapur, edhe kjo e kishte të hapur. Më tha gruaja që ai iku po dyert janë hapur.

Zbrita poshtë dhe e pashë që ishte e mbytur në gjak. Kishte mbaruar. Edhe ai ishte baba i dy fëmijëve," mësohet të ketë thënë fqinji i tyre.