Mungesë investimesh dhe tubacione të dëmtuara, banorët e Nartës pa ujë të pijshëm: I gjithë fshati shkoi tek Leli por asgjë
Prej katër muajsh banorët e fshatit të Nartës po thahen për ujë të pijshëm.
Duke filluar nga muaj prill dhe deri më tani, banorët tregojnë se rubinetët janë të tharë. E vetmja zgjidhje për mbijetese janë puset.
Shkak është dëmtimi i tubacioneve si dhe mungesa e investimeve ndër vite. Pavarësisht kësaj banorët tregojnë se çdo muaj paguajnë faturat e ujësjellës kanalizimeve, duke u detyruar që të paguajnë edhe për ujin që blejnë por edhe për ujin e ndotur që u vjen në dimër pranverë dhe vjeshtë
"Çdo verë, linja këtej, perfieria e Nartës po vuan gjithnjë. I ndotur është po nga e keqja njerëzit s'kanë cfarë tëbëjnë," thotë një banore.
"Çdo vit këtë punë kemi ne. Uji derdhet në det, kurse fshatarët vuajnë për ujë të pishëm.
Edhe paguajmë gjithë vitin dhe s'kemi ujë. Vetëm këtu në nartë mund të ndodhi kjo. Blejmë ujë me bote. Po s'pate pus, nuk ke gjë," thonë banorët.
Pavarësisht ankesave të shumta të banorëve, madje sic tregojnë edhe ata vetë protestave në dyert e bashkisë së Vlorës, situata ende nuk ka marr asnjë zgjidhje.
"Jemi ankuar dhe nuk na kanë përfillur fare. Është mbledhur fshati dhe kemi shkuar tek Dritan Leli. Na tha që do vinte të nesërmen. Po kur është kjo e nesërmja? Pas një viti, dy vitesh nuk e di. Dritani e di atë," thotë ai.
Përfaqësues të Ujësjellës Kanalizimeve pranojnë se duhet ndërhyrje, por shtojnë se duhen më tepër fonde seç mund të përballojë institucioni kryesor i qytetit.
Projekte për fshatin e Nartës dhe Zvërnecit, për furnizimin me ujë të pijshëm janë paraqitur edhe në ministritë e linjës, projekte të cilat presin miratim.