Për një javë u vranë 4 të rinj, aktivistë dhe qytetarë të Laçit në protestë: Kërkojmë siguri

Ngjarjet e fundit kriminale me viktima 4 të rinj nga Kurbini dhe plagosjen e një tjetri, kanë nxitur reagimin e Shoqërisë Civile në këtë zonë.

Aktivistet të mbështetur dhe nga qytetare u mblodhen para prokurorisë dhe gjykatës e më pankarda dhe thirrje për më shumë siguri, marshuan në rruget e qytetit të Laçit.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Protestuesit shprehen indinjaten e tyre ndaj institucioneve që sipas tyre janë bërë palë me krimin dhe nuk garantojnë siguri për qytetaret.

"Katër nëna kanë varrosur bijtë e tyre të cilët më shpejt i gjeti hasmi sesa shteti," tha Elsa Sula aktiviste.

"Siguria e qytetarëve është vënë në pikëpyetje e përballë këtij realiteti kemi institucionet që nuk shfaqin asnjë lloj reagimi," tha Emarilda Leti aktiviste.

"Ne po kërkojmë që punonjësit që marrin rrogat me taksat tona të mos bashkëpunojnë me krimin. Të mos i japin atij krimi, atë frymë që ti duket vetja i fortë," tha Elton Laska avokat.

Marshimi i aktivistëve dhe qytetarëve zgjati për rreth 1 orë, ndërsa u përmbyll përballë Komisariatit të Policisë Kurbin.