Video/ Laçi largohet me turp nga Europa. Kurbinasit pësojnë 4 gola në një pjesë nga moldavët

E pabesueshme çfarë ndodhi në Elbasan ku Laçi u shkatërrua 4-1 nga moldavët e Petrocub duke i dhënë lajmtumirën Conference League në raundin e dytë.

Goli i Mazrekajt në minutën e 38 krijoi iluzionin se skuadra kurbinase do ta shtronte me lehtësi rrugën drejt raundit tjetër por më pas Petrocub reagoi.

Ndeshje horror në 45 minutat e dyta për skuadrën e Shpëtim Duros që pësoi plot katër gola, dy prej të cilëve brenda tre minutave, duke zhgënjyer jo pak në ndeshjen e dytë të raundit të dytë edhe pse përballë kishin një skuadër të kalueshme në letër.