Sharrën elektrike derës së komshiut, Lehman zgjidh konfliktin në mënyrën…ballkanase

Ish-portieri i Arsenalit, Jens Lehman shkatërroi derën e garazhit të komshiut të tij me një sharrë elektrike. Lajmin e bëjnë të ditur mediat gjermane sipas të cilave, pas një debati të gjatë me komshiun për pronësinë e një pjese të oborrit që mbulon pamjen piktoreske të liqenit, Starnberg, Lehman vendosi ta zgjidhte çështjen sipas mënyrës ballkanase.

Ai rrëmbeu sharrën elektrike duke i shkaktuar një dëm të parikuperueshëm derës së garazhit. E gjthë ngjarja është regjistruar nga kamera e sigurisë së komshiut që deklaron për “Bild” se ish-portieri i shkaktoi qindra euro dëme ndërsa policia e ka thirrur për ta marrë në pyetje në komisariat.

Kjo nuk është hera e parë që Lehman kryen akte vandale pasi në tre raste të mëparshme ai është gjibitur me 10 mjijë euro. Lehman që regjistron 61 ndeshje me kombëtaren, ka një marrëdhënie shumë të keqe me komshinjtë pasi ai pretendon që dera e garazhit të tyre ndodhet në tokën e tij.

Prej vitesh, ai jeton në zonën piktoreske të Starnberg në Bavari ku e bleu shtëpinë për rreth 5 milionë euro rreth 15 vite më parë.