"Putin, Putin", tifozët turq provokojnë ukrainasit në ndeshjen e Champions League

Fenerbahce-Dinamo Kiev 1-2 dhe ukrainasit kualifikohen në raundin e tretë të UEFA Champions League. Në Stamboll gjithsesi nuk kaloi çdo gjë e qetë dhe pa telashe për të dyja skiadrat.

Pas shënimit të golit të dytë të ukrainasve me autor Buylaskiy, një pjesë e madhe e tifozerisë së Fenerbahce nisi të thërriste në kor emrin e presidentit rus.

Duhet theksuar se ishte lojtari ukrainasi ai që ndezi zemërimin e tifozerisë vendase pasi bëri me duar shqiponjën, simboli i Besiktas, rivalëve të urryer të Fenerbahce.

 

“Nuk i prisja kore të tilla, ky është një turp i madh! Ishte një ndeshje e mirë midis dy ekipeve të forta. Jam i lumtur që djemtë e mi e ruajtën gjendjen fizike deri në fund. E merituam kualifikimin”, deklaroi shkurtimisht pas ndeshjes trajneri i Dinamos së Kievit, rumuni Mircea Lucesku që nuk pranoi të fliste në konferencën për shtyp, në shenjë proteste për atë që ndodhi në stadium.