Tuchel merr vendimin final për Brojën, shqiptari ka mundësinë e artë për sezonin blu
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Korrik 2022, 21:13
Gazetari i njohur italian, Fabrizio Romano, një nga të paktët që ka arritur të godasë në shenjë me të gjitha lajmet e merkatos së kësaj vere, e bën të sigurt qëndrimin e Armando Brojës te Chelsea.
Në një postim të minutave të fundit, ai shikruan se blutë kanë refuzuar një ofertë përpara 10 ditësh nga West Ham prej 30 milionë pound dhe tashmë Thomas Tuchel duket i bindur për ta aktiviuar në skuadrën e tij shqiptarin. Trajneri gjerman e planifikon 20-vjeçarin në skuadrën e Chelseat për sezonin 2022-2023.
