Plas te Torino, drejtori dhe trajneri me fjalë të rënda (Shikoni videon)

Tension i lartë në radhët e Torinos. Në Waidring të Gjermanisë ku skuadra ndodhet për fazën përgatitore, trajneri Ivan Juric dhe drejtori sportiv, Davide Vegnati janë bërë protagonistë të një sherri që kaloi edhe limitet verbale.

Momenti është filmuar nga një celular dhe në të duket qartë e degjohet tensioni në përplasjen mes të dyve. Sharje dhe ofendime nga drejtime të ndryshme çka reflekton qartë pakënaqësinë e trajnerit për merkaton e Torinos dhe vështirësinë e marrëdhënies mes drejtuesve dhe zonës teknike. 

"Nuk je askushi, mos më ngri zërin, duhet të kesh respekt. Ashtu siç e kam unë respektin duhet ta kesh dhe ti. Të mbroj gjithmonë dhe kam respekt për ty kokë m...", ulëret Vegnati ndërsa Juric replikon:

"Ti nuk bën asgjë. Je një idiot m...Reapekt për ty?! Nuk kam! Shko bëj punën që të takon". 

Shikoni videon e plotë;