CR7 e “ul hundën”, nis stërvitjen i veçuar te Manchester United

Në fund, të paktën për momentin, fitojnë letrat dhe firma e hedhur në kontratë. Mungesa e klubeve të interesuara për t’i bërë një ofertë, e kanë detyruar Cristiano Ronaldon të nisë stërvitjen me Manchester United pas tre javëve mungesë.

Edhe pse zyrtarisht ka njoftuar se mungesa e tij lidhet me problemet familjare, luzitani ka qenë në pritje të përgjigjes së Bayern Munchen apo Atletico Madrid, që të dyja negative. Si pasojë e refuzimit të tyre, numri 7 duhet të vijojë stërvitjen me Man. United dhe këtë ka bërë të mërkurën teksa zbriti në fushën e Carrington i veçuar nga pjesa tjetër e skuadrës.

Pas seancës stërvitore, ai ndoqi nga afër edhe ndeshjen miqësore të Man,. United kundër Wrexham që u mbyll me rezultatin 4-1 dhe ku gjeti rrugën e rrjetës edhe blerja më e re, Cristian Eriksen.

Ronaldo mbërriti në qëndrën stërvitore të martën me një makinë Bentley 200 mijë euroshe ku në të ndodhej edhe agjenti Jorge Mendes që mesa duket nuk ka gjetur gjihën e përbashkët për prishjen e kontratës.