Michael Schumacher dhe familja e tij do të zhvendosen në vilën e Florentino Perez

Në një kohë që lajmet për gjendjen shëndetësore të Michael Schumacher janë gjithmonë e më të pakëta, familja e 8 herë kampionit të botës po përgatitet për një zhvendosje të rëndësishme. Gjermani dhe bashkëshortja me fëmijët do të spostohen në Spanjë pas disa viteve në gjendje vegjetative në një vilë gjigande në Zvicër.

Sipas mediave, Corina do ta zhvendosë bashkëshortin në Port Andratx të Majorca-s. Bëhet fjalë për një vilë të ndërtuar në një ishull dhe do të jetë shtëpia e re e familjes, kryesisht në muajt e dimrit.

Michael Schumacher dhe familja e tij do të zhvendosen në vilën e

54 mijë metra katrorë dhe një fermë kuajsh për bashkëshorten Corina dhe vajzën Gina-Maria, që të dyja të apasionuara pas hipizmit. Familja e ka blerë tokën për 2.8 milionë euro ndërsa vila 30 milionëshe është blerë në vitin 2017 nga presidenti i Real Madrid, Florentino Perez.

Michael Schumacher dhe familja e tij do të zhvendosen në vilën e