Francë, kamioni shtyp për vdekje atleten kampione të Japonisë

Tragjedi në sportin japonez ku atletja olimpike e garave triathlon, Tsudoi Miyazaki ka ndërruar jetë në moshën 25-vjeçare pasi u shtyp nga një kamion në Francë. Ngjarja ndodhi në zonën e kampit stërvitor në Francë vetëm pak ditë pas Kupës së Botës që u zhvillua në Pontedera të Spanjës.

Sipas Triathlon.org, Miyazaki u shtyp nga kamioni në zonën e Orleans, një qytezë rreth 80 km. larg Parisit. Policia nuk jep asnjë informacion për incidentin duke vijuar hetimet ndërsa Federata Ndërkombëtare e Triathlon ngushëllon familjen e atletes.

Miyazaki ka enë kampione absolute e të rinjve në Japoni ndërsa ishte një nga sportistet më të kuotuara për medalje në olimpiadat Paris 2024 dhe Los Angeles 2028.

Kjo është fotoja e fundit e publikuar dy ditë me parë nga 25-vjeçarja;

Francë, kamioni shtyp për vdekje atleten kampione të