Tronditet Juventusi dhe Franca, Pogba rrezikon të kthehet në 2023-shin

Paul Pogba rrezikon Kupën e Botës në Katar 2022 pasi dëmtimi në menisk mund ta mbajë jashtë fushave për më shumë se dy muaj.

Pas konsultimit fillestar, mesfushori do të flasë fillimisht me mjekët e ekipit në Torino që i rekomandojnë ndërhyrje të plotë për të evituar përsëritjen e dëmtimit.

Lojtari do të konsultohet edhe me një mjek të besuar në Francë për të marrë vendimin final por parashikimet janë pesimiste.

30-vjeçari rrezikon të kthehet në fushë vetëm ne 2023-shin dhe ky është një lajm i keq për tifozët e Juventusit.