“T’ua bëjmë jetën një ferr në ndeshjen e kthimit”. Universitatea kërkon tifozët në stadium
“Shqiptarët na mirëpritën ne me një stadium të mbushur plot. Duhet të merrni shallet dhe le t’ua bëjmë jetën një ferr në ndeshjen e kthimit. Çdo gjë për t’u kualifikuar”.
Është ky mesazhi që ka ka Universitatea Craiova për ndeshjen e së enjtes kundër Vllaznisë ku do të kërkojë me çdo kusht fitoren për të mos dështuar në misionin për të arritur fazën e tretë të kompeticioneve europiane për të tretin sezon rresht.
Barazimi i Shkodrës duket se i rri ngushtë klubit universitar rumun që kërkon të mbushë tërësisht “Stadionul Ion Oblemencoco”, stadium me kapacitet rreth 31 mijë tifozë.
Ndërkohë, ditën e sotme Vllaznia po zhvillon stërvitjen e fundit në këtë stadium ku nesër në orën 19:30 do të sfidojë vendasit me shpresën për të fituar një biletë drejt fazës tjetër të UEFA Conference League.
