Afera e incineratorëve/ Malltezi: Drejtësia ka frikë, është e kapur, duhet të heqë mantelin e Sorosit

Partia Demokratike ka denoncuar sërish skandalin me inceneratorin e Tiranës, për të cilin tha se deri më sot, janë paguar 45 milionë euro për ndërtimin e tij por incenerator nuk ka.

Në lidhje me këtë dhëndri i kreut të PD-së, Sali Berisha, në një intervistë për RTV Ora, me gazetaren Kostana Morava, Malltezi tha se afera e incineratorëve është galoponte, që sipas tij nuk mund të realizohej pa përfshirjen e Edi Ramës,

Jamarbër Malltezi: Afera e incineratorëve është një aferë galoponte, e cila nuk mund të realizohej pa përfshirjen e Edi Ramës. Në çdo hap të kësaj afere, një njeri i zakonshëm çuditet dhe vë duart në tokë, kur shikon që incineratori nuk ekziston fare ndërkohë që ne na ka mrrë 50 mln euro.

Ai tha se janë tre nivele guaskash që janë përdorur për të mbuluar gjurmët e Klodian Zotos dhe Mirel Mërtirit, ndërsa shtoi se në majë të kompanive fiktive qëndron një shtetase ruse dhe një shtetas holandez. Janë tre nivele guaskash që janë përdorur për të zhdukur gjurmët e Klodian Zoton dhe Mirel Mërtiri. Interesante është që në majë të guaskave, eksiston një shtetase ruse dhe një shtetas holandez. Këto guaska ekzistojnë vetëm në leër, kanë zero punonjës. Këta kanë vjedhur qindra miliona euro,  kanë vjedhur me një grup të strukturuar kriminal i ngritur që ga Edi Rama e deri te sekserët e tij, zoto, Gugallja e Mëritiri.

Ai shtoi se asnjë zyrtar i Shqipërisë nuk lejohet të dijë se ku shkojnë paratë e shqiptarëve ndërsa shtoi se këtë të drejtë e ka një shtetase ruse.

Jamarbër Malltezi: Asnjë zyrtar i Shqipërisë nuk lejohet të dijë se ku shkojnë paratë e shqiptarëve, ndërkohë këtë e di një  shtetase ruse  që ka tagrin për të firmosur për guaskën gjyshe të guaskës mbesë që kanë ndërtuar Mërtiri e Zoto në Hollandë.

I madh e i vogël e dinë se afera e incineratorëve është një aferë gjigante, është një vjedhje gjigante, por është një vjedhje e bkuarf nga Rama, Ahmetaj, e të tjerë. Këtë nuk mund ta bënte vetë as Koka e as Bllako. Koka direkt është Rama.
Sipas kontratave incineratorët duhet të jenë në operim.

Pala që ka futur në xhep qindra mln euro incineratorësh, mund ta shkelë kon tratën, ndërsa shteti shqiptare nuk e shkelka dot. 

Malltezi ka hedhur akuza të forta ndaj SPAK duke thënë se di të veprojë në lidhje me aferën por nuk do.

Jamarbër Malltezi: SPAK po kthehet si mashë e oficerëve të Soros, kjo është çështja. Nëse SPAK do të veprojë  duhet t’i bashkojë këto të tre sepse janë të njëjtët persona. Gugallja, Mërtiri e  Zoto janë sekserë te të tre incineratorët. Koka ka marrë miratimin e Arben Ahmetajt, kemi aferën tjetër në  të cilën kinse u kaluan procedurat dhe në dhjetëra firma brenda ditës. Secila nga ajo procedurë do javë të tëra. Afera është e madhe, drejtësia nuk do jo se nuk di. Drejtësia ka frikë, është e kapur, nëse do të donte të gëzonte respektin e qytetarit shqiptar, do duhej të hiqte mënjanë mantelin e Sorosi.

Përgatiti Anila Kolgjini.