Afera e inceneratorëve, Kryemadhi: Kam dorëzuar prova të reja në SPAK

Në denoncimin e rradhës Monika Kryemadhi ka përgatitur një reportazh të gjatë sa i përket incineratorit të Tiranës ku akuzoi Erion Veliaj për shkelje të ligjit.

“Shoqëritë “Energy Recuperator SPA”, “Paul Ëurth Italia” dhe “Integrated Technology Services”, kanë depozituar pranë Ministrisë së Mjedisit një “Letër Interesi”, me anën e së cilës ka paraqitur një propozim të pakërkuar për ndërtimin e venddepozitimeve të reja, mbylljen e atyre ekzistuese.”

Për mediat Kryemadhi thekson se Veliaj ka firmosur kontratën për landfillin në Tiranë 1 muaj para se Këshilli Bashkiak të votonte fondin.

Monika Kryemadhi: Erion Veliaj gënjen në Komisionin Hetimor: thotë se ka një germë G në vendimin e Këshillit Bashkiak, ku ja, shikojeni,  nuk ka një germë G në këtë vendim që ai i referohet. Edhe sikur të kishte, ky vendim daton 1 muaj, pasi kontrata koncesionare ishte miratuar dhe 8 muaj pasi ai ka hedhur firmën kur ka rënë dakord për të marrë  një angazhim financiar I cili I ka ndryshuar të gjithë fatin koncesionit.

Sipas saj përgjegjës janë si kryebashkiaku por edhe drejtuesit e lartë të këtij institucioni.

Monika Kryemadhi: Këtu do të jem dhe do të vazhdoj deri në fund. Nuk do të ndalem duke denoncuar çdo ditë dhe duke parë çdo ditë jo vetëm punën që do të bëjë drejtësia me këtë çështje por do të ndjek hap pas hapi edhe Erion Velinë që mundohet të blejë dhe të intimidojë qofshin këto në drejtësi në media apo në biznese.

Kosto sipas kryemadhi shkon në 90 milion euro.

Monika Kryemadhi: Erion Veliaj e kishte dhënë dakordësinë e Bashkisë Tiranë për të marrë përsipër 91 milionë euro pagesa, siç kërkohej paraprakisht për të vijuar procedurat koncesionare.

Më herët edhe KLSH ka zbardhur shkeljet për landfillin e Tiranës por edhe kostot e fryra.