Elbasan, gjendet i vdekur në banesën e tij një 43 vjeçar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Korrik 2022, 08:30
Një 43 vjeçar është gjetur i vdekur në banesën e tij.
“Në lagjen "Beqir Dardha”, Elbasan, është gjetur pa shenja jete, në banesën e tij shtetasi S.H. rreth 43 vjeç”, njofton policia.
Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se vdekja është natyrale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
