Ora News zbardh dosjen: Gjyqtarja Vyshka e avokati kërkuan 5000 € për të liruar të akuzuarin për plagosje

Ora News ka mundur të zbardhë detaje nga dosja e gjyqtares së Elbasanit, Zamira Vyshka, e cila momentalisht është në "arrest shtëpie".

Ajo akuzohet për korrupsion, ndërsa së bashku me avokatin e saj kanë pohuar më herët se nuk ka prova ndaj saj.

Arrestimet erdhën pasi përgjimet dhe vëzhgimet e Prokurorisë së Posaçme nxorën zbuluar gjyqtaren dhe avokatin Ilir Pashai.

Bëhet fjalë për të pandehurin Xhulio Musaj, i akuzuar për plagosje, i cili kërkoi ulje dënimi me 6 muaj burg duke ofruar 2 mln lekë, me negociator avokatin Ilir Pashai. Ndërkohë gGjyqtarja kishte kërkuar dyfishin e shumës.

Ata ishin të gatshëm të jepnin paratë e kërkuara për të lehtësuar dënimin e Xhulio Musait, por me fryrjen e shumës nga gjyqtarja familjarët nuk kishin pranuar.

Ndërkohë në dosje thuhet se gjithçka ka nisur nga një denoncim i ardhur në SPAK më datë 26 korrik 2021 nga një person anonim, ku thuhet se ajo është e korruptuar.

Në denoncim thuhej se ajo po kryente afera me dosjen që kishte në dorë lidhur me të pandehurin Xhuljo Musaj, i akuzuar për plagosje të rëndë.

Aty pohohet se kur Vyshka ka marrë në dorë çështjen ajo ka kërkuar që avokat i të pandehurit të jetë Ilir Pashai, që sipas tij është mik i ngushtë i gjyqtares.

Po ashtu theksohet se avokati në fjalë ka folur në telefon me xhaxhin e të pandehurit me të cilin kanë rëndë dakord për pazaret për ta nxjerrë nga burgu.

Sipas denoncimit, avokati ka rëndë dakord me gjyqtaren Vyshka që ajo të marrë 5 mijë euro për ta liruar Xhulio Musajn, ndërsa shtohet se nëse çështja nuk do të mbyllej atë ditë, do të bëhej zëvendësimi i masës së sigurimit të të pandehurit që ai të shijojë verën.

Ata kanë rënë dakord që avokati Ilir Pashaj të mos zgjidhet nga familjaret për të mos rënë në sy paraprakisht, por të zgjidhet me deklarim në seancë nga vetë i pandehuri Musaj.

Nisur nga kjo shkresë, prokurori ka nisur hetimet dhe përgjimet së bashku me policinë ku është verifikuar se bëhet fjalë për Xhulio Musajn, për të cilin kanë renditur një sërë krimesh dhe shpalljet në kërkim.

Në përgjimet dëshmohet se edhe pse avokati kishte rënë dakord për shumën prek 2 milionë lekësh, ai më pas ka ndryshuar mendim dhe ka kërkuar dyfishin e shumës, pasi është takuar me gjyqtaren.

Kjo ka bërë që pala e të pandehurit, Xhulio Musaj të ketë dyshime dhe madje të konsiderojë edhe lënien e kësaj çështjeje. 

Nisur nga hetimet edhe të policisë, prokuroria ka bërë procedimin penal për korrupsion të të akuzuarve në datë 21 shator 2021, lidhur me shumën e parave për lirimin e Xhulio Musajt nga burgu.