“Kemi hapur një rrugë të re”, Meta: Kjo betejë e madhe është e domosdoshme

Ish presidenti Ilir Meta në konferencë për mediat u shpreh se beteja që po bën është e domosdoshme për të rivendosur në vend demokracinë kushtetutshmërinë dhe për të fituar lirinë shqiptarët.

Ilir Meta: Kemi hapur një rrugë të re, një forcë të re politike si Partia e Lirisë. Duke qenë krenar për sakrificat e bëra janë të ndërgjegjshëm se kjo betejë e madhe është e domosdoshme për të rivendosur në vend demokracinë kushtetutshmërinë dhe për të fituar lirinë shqiptarët. Falenderoj intelektualët si ambasadori Agim Nesho e shumë të tjerë. Janë të mirëpritur të gjithë ata që mendojnë që nuk mundtë qëndrojnë indiferent në këtë moment të historisë. Menjëherë duhet të fillojmë nga puna pasi tashmë nuk e kemi kostumin që sillte pyetjen A lejohet të flasë kështu presidenti? Tani jemi pa xhaketë.

"Armiku kryesor i lirisë është korrupsioni. Është pikërisht ky korrupsion që ka rënduar situatë, po shpërbën familjen dhe po largon të rinjtë nga vendi ynë.", u shpreh Meta.