Meta zbulon bisedat me Bashën, propozimin për të ardhur në pushtet
Ish presidenti Ilir Meta, aktualisht kryetari i Partisë së Lirisë zbuloi dhe pjesë nga bisedat e fshehta me Bashën pas prishjes së marrëveshjes së 5 qershorit.
Ilir Meta: “Kur Edi Rama prishi marrëveshjen kam thirr Lulushin e kam thënë mblidh opozitën se këtu janë prishur rregullat e lojës. Do i dalim përballë. Mos ki merak. Organizimin e bëj unë dhe dal unë përballë.
Ti do thuash që ky do të jetë president. Ta dijnë shqiptarët, dhe ti do të jesh kryeministër. Pastaj organizimin merrem vete sepse presidenti nuk do të bëhej me demokracinë por do të mbronte demokracinë nga grushti i shtetit. Prishja e marrëveshjes së 5 qershorit, ishte grusht shteti, ishte në dëm të demokracisë dhe në dëm të LSI-së.
Dhe ushtria e patronazhistëve ishte përqëndruar në dëm të elektoratit të LSI-së, që Lulushi të dilte me rritje duke kapitalizuar atë qëndresë heroike të presidentit për të mbrojtur Kushtetutën dhe PD, që e trajtonin ashtu siç e dini dhe mirë ia bënin për atë lidership që kishte, shpallte doktorin non grata dhe këtu bëhej një teatër dy njerëz që aktrojnë, siç i keni parë e të tjerët fryjnë sytë sepse xhepat i fryjnë pak veta”
Ai tha se e kishte paralajmëruar Bashën për shpalljen e Berishës “non grata” para zgjedhjeve.
“Paralajmërimi për shpalljen e Berishës non grata ka qenë i hershëm që në shkurt para zgjedhjeve. Ajo që ka ndodhur ka qenë një bashkëpunim i të dyve në gjoja konfliktin artificial, që pikërisht të shkonin tek ai rezultat i kalkuluar në mënyrë mafioze i zgjedhjeve të 25 prillit. Edhe prishja e marrëveshjes së 5 qershorit ka qenë e rakorduar pavarësisht nga qëndrimet dhe zhurmat" tha Meta në konferencë për median.
