Me vetëm 30 minuta ujë në ditë, banorët e fshatit Gurrë e Vogël në Tiranë: Janë tharë edhe puset

Mungesa e ujit te pijshem në këto temperatura te larta e ka kthyer në makth jetesën për banorët në fshatin Gurrë e Vogël në periferi të kryeqytetit. Banorët thonë se uji vjen vetëm 1 herë në ditë për 30 minuta dhe pa presion e nuk mund të arrijnë të mbushin dhe depozitat.

Mungesa e ujit te pijshëm në këto temperatura të larta e ka kthyer në makth jetesën për banorët në fshatin Gurrë e vogël në periferi të kryeqytetit.

Banorët thonë se uji vjen vetëm 1 herë në ditë për 30 minuta dhe pa presion e nuk mund të arrijnë të mbushin dhe depozitat.

Verë apo dimër banorët e fshatit Gurrë e Vogël shumë pranë kryeqytetit prej gati 3 vitesh vuajnë mungesën e ujit të pijshëm.

Në çezmat e tyre nuk rrjedh ujë fare. Uji shkon një here në ditë vetëm 30 minuta.

"Shpirti e di moj nënë. Nuk ka."

"Ka tre vite që e kanë ndaluar ujin. Vjen një herë nga ora 07:00- 07:30 dhe nuk ka presion. Koshi i rrobave është mbushur plot, po nuk kemi ku ta vëmë lavatriçen pa ujë," thonë ato.

Situata mbetet e njëjtë pavarësisht premtimeve ndërsa banorët thonë se ujin e blejnë ose përdorin pusin.

"Ujë pusi, bashkojmë zorrat dhe ashtu," thotë ajo.

Në këto ditë të nxehta dhe pa reshje, ata tregojnë se edhe pusi nuk ka pasur ujë duke e vështërsuar situatën akoma më shumë.

"Po s'ka ujë se ka ndaluar sot. E mbledhim tani deri në darkë dhe nesër në mëngjes harxhohet i tëri," tha ajo.

Problem është dhe vaditja e tokave.

"S'kemi ujë për të pirë jo më për vaditje," tha ajo.

Pavarësisht se fshati Gurrë e Vogël është thuajse sa një lagje qyteti është lënë në mëshirë të fatit. Kërkesa emergjente e banorëve është furnizimi me ujë të pijshëm.