Aksident në minierën e Martaneshit. Minatorit i bie masivi shkëmbor transportohet me helikopter drejt Tiranës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Korrik 2022, 14:35
Një aksident ka ndodhur ditën e sotme (26 korrik) në minierën e Martaneshit.
Si pasojë është plagosur rënd një minator.
“Rreth orës 14.00., në një subjekt minerar në zonën e Martaneshit, Bulqizë, dyshohet se gjatë punës është aksidentuar shtetasi M. B., rreth 56 vjeç”, njofton polici.
Burime për Ora News bëjnë me dije se minatorit i ka rënë një sasi shkëmbore.
Ai është dërguar në spitalin e Bulqizës për të marr ndihmën e parë, por më vonë u transportua me helikopter drejt Tiranës .
Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes.
