Hetimi për incineratorët, gjykata refuzon ndryshimin e masës për Etleva Kondin
Nga Ora News Përditësimi i fundit 26 Korrik 2022, 15:02
Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesën e Etleva Kondit, për ndryshimin e masës së sigurisë arrest stëpie të vendosur ndaj saj për çështjen e incineratorëve.
Kondi është arrestuar me urdhër të spak, për shkelje ligjore në detyrën e anëtares së Komisionit të Vlerësimit të Ofertave që përzgjodhi kompanitë fituese të incineratorëve.
Për këtë çështje përveç ish ministrit të mjedisit Lefter Koka dhe ish deputetit Alqi Bllako, janë vënë në pranga edhe dhjetëra ish zyrtarë të tjerë të akuzuar për abuzime me detyrën.