Aksident në Nikël, makina përplaset me shtyllën e tensionit, plagoset i riu

Një i ri është aksidentuar mbrëmjen e sotme në Krujë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:30, në Nikël, ku shtetasi M. Q., 21 vjeç, duke drejtuar automjetin ka humbur kontrollin dhe ka goditur një shtyllë të tensionit elektrik.

Për pasojë është lënduar lehtë 21-vjeçari, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.